Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ministri austriak i Shëndetësisë paralajmëron: Vendi gjendet në fazën më të rëndë të pandemisë

Ministri austriak i Shëndetësisë, Rudolf Anschober, pas zbulimit të variantit të ri të coronavirusit në Austri e që për herë të parë ishte shfaqur në Britani të Madhe, ka vlerësuar se vendi i tij gjendet në fazën më të rëndë të pandemisë.

Për transmetuesin publik ORF, Anschober tha se qeveria këtë javë pritet të merr vendimin për zgjatjen e mundshme të izolimit, që ishte planifikuar të jetë në fuqi deri më 24 janar.

Sipas tij, tani gjithçka varet nga “analiza precize” e situatës aktuale, pas shfaqjes së variantit të ri të coronavirusit ndryshe i njohur si B.1.1.7.

“Kemi një problem të vërtetë”, ka shtuar Anschober duke theksuar se Austria ka tani një situatë që është e ngjashme në tërë Evropën.

Youtube

Arkiva

Kategoritë