Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Angazhimi i njësiteve të FSK-së në operacionet e shpëtimit pas vërshimeve në Kosovë

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), pas reshjeve të vazhdueshme ditëve të fundit dhe vërshimeve në gjithë territorin e Kosovës, me njësitet e specializuara për reagim në kriza, ekipet e kërkim-shpëtimit dhe të xhenios, u doli në ndihmë qytetarëve dhe institucioneve shtetërore në përballimin e situatës, me fokus të veçantë në shpëtimin e jetës së njerëzve.

Pas vërshimeve të para (06.01.2021), FSK-ja ka marrë masat për të vlerësuar situatën në teren, duke angazhuar Kompaninë për Operacione me Civil, në nivel vendi.

“Më datën 08.01.2021, janë pranuar kërkesat e para për mbështetje nga Komuna e Gjakovës, përmes Institucioneve Qeveritare për t’i mbështetur autoritetet civile, për zhvendosjen dhe strehimin e 55 qytetarëve në Aeroportin e Gjakovës.

Në ditët në vazhdim; ekipet e Kërkim – Shpëtimit kanë intervenuar në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, ku kanë shpëtuar 3 qytetarë të ngujuar në shtëpitë e tyre.

Operacionet e FSK-së, kanë vazhduar edhe me 10, 11 e 12 janar, për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve dhe institucioneve në përballimin e situatës emergjente. FSK-ja i ka dalë në ndihmë Policisë së Kosovës, në pengimin e përmbytjes së objektit të Forenzikës të Policisë së Kosovës, ku janë angazhuar ekipet Xheniere të Gardës Kombëtare, gjithashtu kanë intervenuar edhe në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK-së, ku kanë penguar përmbytjen e objektit”, thuhet në njoftimin për media.

Njësitet e Kërkim – Shpëtimit në ujëra, me datën: 11.01.2021, gjatë ditës dhe natës kanë vepruar në rajonin e Drenasit, në fshatrat Poklek, Shtrubullovë e Komaran, ku kanë shpëtuar 43 qytetarë të ngujuar në shtëpitë e tyre.

Ekipet e Kërkim Shpëtimit, po këtë ditë, kanë shpëtuar dhe evakuuar 3 banorë të fshatit Volljak të Klinës.

Më 12 janar, ekipet profesionale të FSK-së, kanë realizuar operacione të kërkim – shpëtimit edhe në komunën e Fushë Kosovës, Vushtrrisë dhe Prizrenit, ku kanë shpëtuar dhe evakuuar 16 persona.

“FSK-ja është në gjendje gatishmërie 24 orë në 7 ditë të javës për të intervenuar me kapacitetet e saj operacionale, duke ju përgjigjur kërkesave që vijnë nga institucionet shtetërore.

Vërshimet kanë shkatërruar edhe infrastrukturën rrugore, ku janë dëmtuar disa ura. FSK-ja me ekipet e Xhenios, kanë bërë vlerësimin e urës së dëmtuar në fshatin Dobroshec të Drenasit dhe urës në fshatin Hajnoc të Kamenicës, me qellim të ngritjes së urave mobile të FSK-së për të mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Forca e Sigurisë së Kosovës është e përgatitur për t’iu dalë në ndihmë institucioneve të Kosovës, dhe të gjithë qytetarëve në raste të situatave emergjente si në; kërkim-shpëtim në ujëra, male dhe kërkim – shpëtim urban”, thuhet në njoftim. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë