Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 457 gjoba për mosrespektim të Ligjit COVID-19.
Ndërsa për shkelësit e rregullave të trafikut, Policia ka shqiptuar më shumë gjoba, 603 gjithsejtë.
Po ashtu në 24 orëshin e fundit kanë ndodhur 17 aksidente trafiku me të lënduar dhe 21 të tjera me dëme materiale.
17 persona janë arrestuar, ndërsa 4 janë dërguar në mbajtje.