Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Turqia shënon rastet e para të variantit të ri të koronavirusit

Turqia ka regjistruar rastet e para të variantit të ri të koronavirusit.

Ndonëse janë marrë masa më të rrepta për parandalimin e këtij varianti të virusit, prapë këto veprime nuk mjaftuan.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë atje, janë 15 persona që kanë ardhur nga Britania e Madhe që njëkohësisht kanë qenë të prekur me variantin e ri të virusit.

Ata njoftuan se, si pjesë e masave parandaluese, fluturimet me Britaninë e Madhe janë pezulluar, ndërsa njerëzit që kanë pasur kontakte me personat e prekur nga varianti i ri janë karantinuar, shkruan Anadolu.

Britania e Madhe ka raportuar shumë raste të një varianti të ri të koronavirusit, për të cilin zyrtarët thonë se përhapet shumë më shpejt. Sidoqoftë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se deri më tani nuk ka ndonjë dëshmi që varianti i ri shkakton sëmundje më të rëndë te të infektuarit.
Turqia të premten regjistroi 12.203 raste të reja dhe 212 të vdekur. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në mbi 2.2 milionë, ndërsa shifra e viktimave në mbi 21.000.

Youtube

Arkiva

Kategoritë