Katër të dyshuar janë arrestuar të premten nga Policia e Kosovës, pasi ishin përfshirë në një zënkë në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Pestovë.
Avni Zahiti, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, ka treguar detaje.
“Nga informacionet e para raportohet e se si pasojë e një aksidenti i ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë në fshatin Pestovë, personat e përfshirë në aksident ishin përfshirë në rrahje. Policia kanë reaguar me urgjencë ndërkohë që katër persona janë arrestuar. Njësitet përkatëse janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Zahiti.