Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar gjatë ditës së enjte në Gjilan, pasi i njëjti dyshohet se ka falsifikuar para.
Personit në fjalë i janë gjetur 100 euro të falsifikuara dhe i janë konfiskuar.
Policia e Kosovës në raportin e saj gjithashtu deklaron se të njëjtit i janë gjetur edhe 7 mijë e 100 euro të tjera, që po ashtu dyshohet se janë të falsifikuara.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /familjajone