Prishtina ka shënuar më së shumti raste të infektimeve me koronavirus në Kosovë gjatë 24 orëve në nivel komunash.
80 raste janë raportuar në kryeqytet. Pas Prishtinës vijnë komunat e tjera, si: Mitrovica 17, Ferizaji 14, Gjilani 10, Fushë Kosova 9, Vushtrria 8, Podujeva 7, Suhareka 6, Prizreni 4, Gjakova 3, me nga dy raste janë Drenasi, Peja, Rahoveci dhe Kamenica dhe me nga një rast janë Istogu, Klina, Malisheva, Novebërda, Obiliqi, Shtimja, Viti dhe Skenderaj.