Tri raste të dhunës në familje janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë natës së Vitit të Ri.
Një person është arrestuar në Malishevë, pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, shkruan Telegrafi.
Rasti ka ndodhur mbrëmë në orën 11:55 dhe viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Kurse, në Prishtinë është raportuar se pas një mosmarrëveshje familjare – të dyshuarit meshkuj, janë rrahur mes veti.
Rasti ka ndodhur në orën 00:00.
Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
E në Prizren është arrestuar një person, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe e ka kanosur babain e tij kosovar.
Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.