Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Tërmeti në Kroaci, Shqipëria dhuron 250 mijë euro

Qeveria e Shqipërisë ka akorduar një fond prej 250 mijë eurosh për Kroacinë, e cila një ditë më parë u godit nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi të paktën 7 viktima dhe dhjetëra të lënduar.

Lajmi u dha nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shfaqi dhe vendimin e qeverisë.

Sapo u nënshkrua vendimi i qeverisë së Shqipërisë për t’i dhuruar Kroacisë 250 mijë euro në ndihmë të rindërtimit të Petrinjas pas tërmetit shkatërrues. Kroacia është një shembull për qëndrueshmërinë dhe një model për ne në transformimin e saj të mahnitshëm në një vend krenar të BE-së”, shkruan Rama.

Youtube

Arkiva

Kategoritë