Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Krijohen radhë të gjata të qytetarëve që duan të testohen për COVID-19 në sheshin “Zahir Pajaziti”

Radhë të gjata të qytetarëve që duan të testohen për coronavirus janë krijuar në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) po teston qytetarët për COVID-19, për të dytën ditë radhazi, transmeton Telegrafi.

IKSHPK ka bërë të ditur se testimi bëhet prej orës 09.30 deri ora 13.00 më datë 29 dhe 30 dhjetor 2020.

Ndryshe, ditëve të fundit në Kosovë ka rënë numri i personave të infektuar me coronavirus, në 24-orët e fundit janë konfirmuar 109 raste të reja.

Ndërkohë në fuqi vazhdojnë të mbesin masat kufizuese që kishte ndërmarrë qeveria në muajin nëntor.

Youtube

Arkiva

Kategoritë