Një rrahje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në komunën e Ferizajt. Pesë persona kanë sulmuar fizikisht me mjete të forta një person tjetër.
Viktima ka pasur lëndime trupore edhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
Rastin e rrahjes e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Ferizaj 29.12.2020, 19:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht me mjete të forta nga pesë të dyshuar meshkuj kosovarë. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit katër të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt kurse njëri është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e tyre.