Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Serbia fillon vaksinimin e serbëve të Kosovës kundër COVID-19

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka njoftuar se Serbia ka nisur vaksinimin e qytetarëve të veriut të Kosovës, të premten.

Ai ka thënë se vaksinimi filloi në Qendrën Shëndetësore në Leposaviq dhe se gjatë ditës do të vazhdojë edhe në veri të Mitrovicës, shkruan Kossev.

Sidoqoftë, nuk është specifikuar se kush dhe sa njerëz do të marrin vaksinat.

Serbia është shteti i parë në rajon që filloi me imunizimin e popullatës dje. Fillimisht u vaksinuan përdoruesit e qendrave gjerontologjike në Beograd. Vaksinimi vazhdoi sot edhe në Novi Sad, Nish, Kragujevac.

Dozat e para të vaksinës amerikano-gjermane Pfizer BioNtech arritën në Serbi në fillim të kësaj jave, doza të reja priten më 4 janar dhe më pas më 11 janar, njoftoi Vuçiq sot në një konferencë për media.

Youtube

Arkiva

Kategoritë