Një rast i rëndë ka ndodhur mesditen e sotme në komunën e Prizrenit. Djali ka vrarë babanë e tij me thikë, pas një mosmarrëshjeje që patën mes vete.
Viktima ishte 50-vjecar, ndërsa sulmuesi menjëherë është dërguar në stacionin e policisë.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka konfiskuar mjetin me të cilin është kryer sulmi.
I arrestuari është i njohur për policinë për problemet e vazhdueshme që ka sjellë.