249 persona kanë rezultuar pozitivë dhe 538 të tjerë janë shëruar nga koronavirusi gjatë 24 orëve në Kosovë.
Rezultatet e tilla kanë dalë pas testimit të 1 mijë e 48 mostrave me metodën RT-PCR.
Lajmin për numrin e të infektuarve e ka bërë të ditur vetë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook, ku gjithashtu tregoi se ka ndryshuar kategorizimi i komunave, me tetë të tilla që janë futur në zonën e kuqe.