Një grabitje nën shkrepjen e armës ka ndodhur sot rreth orës 09:00 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Me këtë rast është arritur të grabiten një shumë e konsiderueshme e parave nga personi i cili kishte shkuar për t’i deponuar ato.
Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci.
“Rreth orës 09:00 është pranuar informata për një grabitje të ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet që një i dyshuar nën kërcënimin e shkrepjes së armës i ka grabitur një vlerë të parave të gatshme një personi që atë moment ishte duke shkuar për të deponuar ato”.
Borovci tha se policia ka nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarit i cili e ka kryer grabitjen.
“Policia ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë, përderisa kanë filluar hetimet për identifikimin e të dyshuarit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”.
Klan Kosova mëson se shuma e grabitur është rreth 30 mijë euro.