Hetuesit e Sektorit rajonal të hetimeve në Ferizaj kanë arrestuar dy femra të dyshuara S.K . 36 vjeçare dhe SH.K. 33 vjeçare, me dyshimin se kanë kryer veprën penale të shantazhit ndaj viktimës I.V. 43 vjeç.
“Për disa ditë rresht, dy të dyshuarat në mënyrë sistematike e kishin shantazhuar viktimën duke i kërkuar një shumë parash prej 30.000 eurosh për të tërhequr padinë ndaj vëllait të viktimës për një rast të mëhershëm i cili gjendet në paraburgim”.
“Të gjitha veprimet e hetuesve policorë janë bërë në koordinim me Prokurorinë e shtetit dhe të dyshuarat janë arrestuar në flagrancë derisa ishin duke i marrë 30.000 euro nga viktima”, njofton policia.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit në Ferizaj, ndaj të dyshuarës së parë S.K. është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa e dyshuara tjetër SH.K. u lirua në procedurë të rregullt./KlanKosova.