Një test gjaku është duke u zhvilluar në mënyrë që të mund të parashikojë nëse pacientët me COVID-19 do të kenë nevojë për kujdes intensiv ose nëse kanë të ngjarë të mbijetojnë, menjëherë pasi të shfaqen simptomat
Ky test mund t’u mundësojë mjekëve që të drejtojnë trajtimin intensiv te pacientët më në nevojë duke rritur shanset e tyre për mbijetesë.
Në fillim të këtij viti, biokimisti Markus Ralser me bazë në Londër dhe kolegët e tij identifikuan 27 proteina në gjak të pacientëve me COVID-19 që ishin të pranishme në nivele të ndryshme në varësi të ashpërsisë së simptomave, shkruan The Guardian.
Që nga ajo kohë, ata kanë ndjekur 160 pacientë me COVID-19, gjaku i të cilëve u testua kur u shtruan në spital për të eksploruar nëse mund të parashikonin përmes proteinave përparimin e sëmundjes.
“Ideja është që t’u sigurojmë mjekëve një ‘pamje dixhitale’ se sa i sëmurë është një pacient – diçka që nuk mund ta thuash domosdoshmërisht vetëm duke i parë – e cila mund të ndihmojë në trajtimin e tyre. Për shembull, në rastin e COVID-19, vihet re një fenomen i quajtur ‘hipoksi e lumtur’, që do të thotë që një pacient mund të ndihet relativisht mirë, por pastaj përkeqësohet shpejt.”
Deri më tani, testi është përdorur në 24 pacientë të sëmurë rëndë, ku parashikoi saktë rezultatin për 18/19 njerëz që mbijetuan dhe për 5/5 pacientët që ndërruan jetë.
Hapi tjetër, shkruan Anabel, është të vërtetohet testi në spitalet në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe Gjermani.
Këto studime pritet të fillojnë në javët e ardhshme dhe të dhënat prej tyre do të duhet t’u dorëzohen rregullatorëve shëndetësorë, para se testet të bëhen të disponueshme.