Ushtruesi i detyrës si drejtor i ShSKUK, Valbon Krasniqi, është shprehur se spitalet janë të stërgarkuara me pacientë që po trajtohen me COVID-19.
Ai tha se numri i atyre që po trajtohen me koronavirus ka kaluar shifrën e një mijë personave.
Spitalet tona janë të stërngarkuar me pacientë, ka kaluar shifrën mbi 1 mijë. Rreth 700 persona janë me oksigjeonoterapi”, tha Krasniqi në një konferencë për media.