Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Ministri Zemaj: Paniku për mungesë të oksigjenit është i pabesueshëm

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se paniku që po krijohet te qytetarët për mungesë të oksigjenit nëpër spitale nuk është i besueshëm.

Sipas tij, institucionet shëndetësore kanë mjaftueshëm oksigjen për pacientët.

Republika e Kosovës me sistemin shëndetësor siguron oksigjenin e mjaftueshëm për pacientët pa panik dhe pa ndërhyrje. Të gjitha institucionet shëndetësore bëjnë furnizimin e rregullt me oksigjen duke garantuar jetën e pacientëve tanë. Paniku i krijuar për oksigjen është i pabesueshëm, andaj qytetarët dhe pacientët duhet të besojnë se siguria e pacientëve është maksimale”, tha Zemaj.

Ministri tha se do të ketë shtim të kapaciteteve me oksigjen.

Do të bëhet vendosja e tankeve të reja nga SHSKUK-ja ku do të shtohen kapacitet me oksigjen edhe për afërsisht 20 mijë litra”, u shpreh Zemaj. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë