Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka shkruar në status se pas miratimit të Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike, sektori privat do merr frymë më lirshëm.
‘Pas 8 muajve te insistimeve, apeleve, propozimeve, ndermjetsimeve, miratohet Ligji per Rimekembjen Ekonomike
– Prej sot sektori privat merr fryme me lirshem
– Prej sot une, si perfaqesues i bizneseve do te flas me pak per pandemine dhe rimekembjen
– Tani me rendesi eshte buxhetimi i mjeteve dhe implementimi i veprimeve qe mundesojne rimekembjen
– Ligji nuk sjell mrekulli ne vete, por e kthen konfidencen te bizneset dhe qytetaret
– Bizneset e kane me te lehte te ruajne vendet e punes dhe te inestojne, ndersa qytetaret jane me komod per te shpenzuar.
Falenderojme cdo deputet qe ka kontribuar ne miratimin e ketij ligji. Topi tani eshte te Qeveria’, shkruan Rukiqi në Faebook.