Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si të përkujdesemi shëndetshëm për lëkurën e bebit gjatë dimrit?

Lëkura e foshnjave imagjinohet të jetë e butë, e lëmueshme, e shëndritshme, me pak fjalë të jetë lëkurë e përsosur. Por nëse mendoni se lëkura e të gjitha foshnjave është ideale, e keni gabim!

Në realitet, ajo mund të jetë e thatë, e ndjeshme dhe madje të ketë disa çngjyrosje – veçanërisht gjatë periudhës së porsalindur.

Më poshtë gjeni disa këshilla se si të përkujdeseni në një rutinë të përditshme për lëkurën e bebit tuaj.

Zgjedhni produktet e duhura për foshnja

Ju ndoshta tashmë e dini këtë, por nuk duhet të përdorni shampon dhe sapunin tuaj për të rritur për foshnjën. Derisa foshnjat të bëhen rreth një vjeç, është më mirë të përdorni sapunë dhe shampo që janë formuluar posaçërisht për këtë grupmoshë. Në përgjithësi, këto produkte janë “jotoksike”, që nuk përmbajnë ngjyrosës, deodorante, alkoole dhe përbërës të tjerë sintetik që mund të jenë të dëmshëm për lëkurën e foshnjës tuaj.

Nëse e gjeni veten të hutuar se cilat produkte për fëmijë duhet të blini, ne sugjerojmë t’i hedhni një vështrim në etiketë dhe të zgjedhni ato me më pak kimikate të çuditshme.

Të formuluara pa përmbajtje sintetike, të testuara dermatologjikisht, oftalmologjikisht janë të duhurat. Kur lani foshnjën, dijeni se sapunët për fëmijë nuk ofrojnë një ton shkumë si sapuni juaj i zakonshëm, por kjo nuk do të thotë që duhet të shtoni më shumë – foshnja nuk ka nevojë për shampo shkumëzues.

Pastrojeni foshnjën aq sa ka nevojë pa e tepruar me banjat

Sigurisht, ju bëni dush çdo ditë, por foshnja nuk ka nevojë të bëjë një banjë ditore. Dy ose tre herë në javë është e mjaftueshme. Normalisht zona e pelenës duhet pastruar sa më shpesh që të jetë e nevojshme, por larja e shpeshtë trupore mund të thajë lëkurën dhe të largojë vajrat dhe substancat e tjera që mbrojnë kundër infeksioneve dhe irrituesve të tjerë.

Kur jemi te pastrimi, ju rekomandojmë shampo 2 në 1, për flokë dhe trup, pastron lëkurën e brishtë dhe flokët në një hap të vetëm. Lëkura mbetet e pastër, e butë dhe e rehatshme Nuk lejon tharjen e lëkurës dhe ruan ekuilibrin e saj natyral.

Ka hidrableine

Pa sapun

Nuk irriton sytë

Ka teksturë xheli

97% të përbërësve me origjinë bimore.

Kremi hidratues do të jetë miku juaj i ri

Ndërsa inkurajohet hidratimi me krem hidratues, duhet të siguroheni fillimisht që lëkura e foshnjës nuk është e lagur. Lëkura e foshnjës suaj është e prirur të thahet, kështu që duhet ta mbani sa më të lagur. Kur e nxirrni foshnjën nga vaska, butësisht thajeni dhe aplikojeni menjëherë kremin hidratues. Vendosni krem ​​hidratues sa më shpesh që të jetë e nevojshme. Është krejtësisht në rregull t’i vendosësh shtresa të trasha kremi foshnjës.

Kur jemi në këtë pikë, në vazhdim gjeni dy krema losione trupi për foshnja më të mirat që rekomandohen nga nënat franceze.

Body milk with cold cream – krem me tolerancë të lartë, rekomandohet për hidratim dhe ushqyerje të lëkurës së foshnjave, veçanërisht për lëkurë të thatë. I pasur me dyll blete dhe me bajame të ëmbël, lufton thatësirën dhe forcon barrierën e lëkurës.

Tekstura përthithet shpejt nga lëkura

98% e përbërësve me origjinë bimore

Dermatologjikisht i testuar

Face and body moisturizing cream with Olive Oil – ushqen lëkurën e fytyrës dhe trupit të foshnjave. Kufizon humbjen e ujit nga lëkura e thatë. Me përmbajtje vaji të ullirit, lë një film  mbrojtës në lëkurë i cili ndihmon në luftimin e agresorëve të jashtëm përgjegjës për irritimet.

Ka teksturë të lehtë dhe aromë freskuese

Dermatologjikisht e testuar

Formulë hipoalergjike

Me pH fiziologjike

Pa alkoole, sapune, parabene, fenioksietanole dhe ftalate.

Për fund, kur jeni në udhëtime të gjata dhe foshnja juaj ka nevojë t’ia ndërroni pampersin por e keni të pamundur sa jeni në makinë ta pastroni me ujë, Biolane Kosovo ua ofron zgjidhjen më të mirë, madje edhe më mirë sesa shpërlarja me ujë të zakonshëm!

Pure H2O Water – ujë i purifikuar me Ph fiziologjik të lëkurës, mundëson pastrimin në mënyrë të përsosur i cili nuk kanevojë për shpërlarje pas tij. Ideal në veçanti për zonën e të ndenjurave por që përdoret edhe për pastrimin e fytyrës dhe trupit. E ruan filmin hidrolipidik të lëkurës.

98% e përbërësve me origjinë bimore

Dhe po ua tregojmë një sekret të vogël juve nënave të reja, mund ta përdorni si ujë micelar pastrues për vete!

Youtube

Arkiva

Kategoritë