Gërhitja gjatë gjumit padyshim se është një gjë e bezdisshme për njerëzit me të cilët ndani një dhomë, por që nuk paraqet ndonjë problem serioz shëndetësor.
Gërhitja ndodh më së shpeshti kur gjuha, goja, fyti dhe rrugët e frymëmarrjes dridhen ndërkohë që ne flemë.
Gërhitja ndodh edhe kur jemi duke fjetur në shpinë. Personat që gërhinë më shumë janë ata që janë në mbipeshë ose konsumojnë alkool.
Disa mënyra për ta ndaluar të gërhiturit janë: humbja e peshës, ndryshimi i pozicionit të gjumit dhe largimi i alkoolit.
Që të trija këto janë shkaktarët e gërhimës, prandaj evitimi i tyre con drejt një gjumi më të rehatshëm dhe pa zhurma të brendshme. /familjajone