Një person është goditur nga një veturë në fshatin Hajvali të Prishtinës.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënsja e Policisë, Flora Ahmeti, në një prononcim për Telegrafin.
Ajo bëri të ditur se viktima e këtij aksidenti është dërguar në trajtim mjekësor, pasi ka marrë lëndime trupore.
“Sot rreth orës 07:30 në rrugën Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Hajvali-Prishtinë ka ndodhur aksident komunikacioni rrugor me lëndime trupore, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime dhe njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti /familjajone