Facebook njoftoi përdoruesit e tij se do të fshihen të gjitha lajmet e rreme që kanë lidhje me vaksinën kundër COVID-19.
Krejt këto masa merren si shkas që të mos ketë dezinformim të publikut në lidhje me vaksinën.
Që nga tetori, Facebook ka ndaluar reklamat që dekurajojnë njerëzit në marrjen e vaksinës, gjoja se kjo e fundit përmban në vete mikrocipa.
“Kjo mund të përfshijë pretendime të rreme në lidhje me sigurinë, efikasitetin, përbërësit ose efektet anësore të vaksinave”, duke përfshirë “pretendimet e rreme se vaksinat COVID-19 përmbajnë mikroçipa, ose ndonjë gjë tjetër që nuk është në listën zyrtare të përbërësve të vaksinave” si dhe “teori konspirative” që janë dëshmuar si të rreme”, bëri të ditur Facebook.