Grupi suedez, Madman’s Chioce, e ka sjellë këngën “xhamadani vija-vija” në një version mjaft të vecantë.
Ky grup në përshkrimin e këngës bën të ditur se kënga ka ardhur si shenjë vlerësimit ndaj njerëzve të Kosovës, pas performancës që ky grup ka pasur në “Hardh Fest” në Rahovec.
“Para koncertit vendosëm të provonim një këngë shqiptare si një dhuratë për publikun. Përgjigja ishte jashtë kësaj bote. Kjo çoi në disa bashkëpunime me Bujar Berishën, Florent Boshnjakun dhe Berat Keqekolla. Kështu që ideja për të bërë një video për këngën ‘Xhamadani’, erdhi natyrshëm. Sapo ta kalojmë këtë situatë Covid-19 ne shpresojmë që njerëzit e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm si një nga të drejtat themelore të njeriut”, thuhet në përshkrim.
Për projektin grupi ka punuar me producentin Florent Boshnjaku.
Interesantja në këtë këngë është i tërë teksti është shqip, i kënduar nga vokalisti i grupit Madman’s Choice.
Për më shumë, dëgjojeni këngën më poshtë.