Autoritetet e sigurisë në Gjermani kanë arritur t’i identifikojnë disa kosovarë të cilën kanë mashtruar pensionistët gjermanë gjoja se ata do të fitonin në loto me kushtin që t’u japin atyre një shumë të caktuar parash.
Krejt ky operacion i policisë gjermane ndodhi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, e cila ndihmoi që të gjenden mashtruesit.
Sipas policisë në Ansbach, personat në fjalë flisnin një gjermanishte të pastër, ndonëse ishin rritur në Kosovë dhe Shqipëri. Procesi gjyqësor ndaj tyre me gjasë do të zhvillohet në Kosovë.
Qëllimi është që këtyre personave t’u konfiskohen paratë dhe viktimat e këtij mashtrimi të zhdëmtohen (t’u kompensohen paratë e humbura), transmeton Telegrafi.
Aksioni policor ndaj tyre u zhvillua në mes të nëntorit, me c’rast në Kosovë u kapën nëntë persona të dyshuar, në mes të tyre edhe krerë të bandës.
Këta njerëz, që funksiononin si Call Center, për vite me radhë i telefononin personat e moshuar me qëllim shantazhimi, transmeton agjencia e lajmeve atp.
Përmes telefonave mashtrues, ata krijonin një lidhje mirëbesimi me folësit, derisa këta të fundit t’i paguajnë shumat e kërkuara.
Përvec humbjes së parave, të moshuarit që ranë pre e këtyre mashtrimeve përjetonin edhe probleme psikike. /familjajone