Një person është duke u kërkuar nga policia amerikane, pasi i njëjti ka shkaktuar zjarr afër një qendre tregtare në Sacramento, duke e vrarë një person dhe plagosur një tjetër.
Sipas Fox News, Departamenti i Policisë ende nuk e ka konfirmuar vdekjen e personit, por mediat kanë filluar të raportojnë për dicka të tillë, transmeton Telegrafi.
I dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas veprimit, ndërsa personi i plagosur është ende në rrezik për jetën.
Personi që raportohet se vdiq ishte një i rritur, ndërsa i plagosuri ishte adoleshent.