Sot, 65 vite më parë, lindi komandanti legjendar, Adem Jashari.
Ai lindi në Prekaz të Skenderajt, ishte i biri i Shabanit dhe Zahides. Shkollën e mesme teknike e kreu në Skenderaj.
Shkëndijat e para për luftë clirimtare Ademi me shokë i dhanë në fillim të viteve të 90’ta, ku filluan të përgatiteshin ushtarakisht për luftë kundër okupuesit edhe pse serbët i ranë në gjurmë këtij aksioni dhe e shuan menjëherë, të paktën legalisht.
Intensifikimi i aksioneve të armatosura u bë në vitin 1997, ku në fshatin Rezallë e Re luftohet me forcat serbe të armatosura rëndë.
Ademi më shokë dhe familje vecse filloi të bëhet i njohur për forcat serbe. Për t’i dhënë fund tmerrit që sillte ai, serbët rrethuan shtëpinë e tij, në një sulm që zgjati tri ditë (5,6 dhe 7 mars).
Këto data shënojnë një qëndresë heroike të Jasharajve, ashtu që nga familja e Adem Jasharit vdiqën të gjithë që ishin aty, përvec vajzës së Hamëz Jasharit, Besartës.
Administratori i parë ndërkombëtar në Kosovë, Bernard Kushner,u shpreh se po të kishte Nobel për sakrificë për liri, ai padyshim do t’u takonte Adem Jasharit dhe familjes së tij. /familjajone