Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kanada mund ta miratojë vaksinën Pfizer në dhjetor

Kananda, njësoj sikur Britania e Madhe dhe Amerika, mund ta miratojë përdorimin e vaksinës së Pfizer në muajin dhjetor.

Këtë lajm e bëri të ditur një zyrtar i lartë në rregullatorin e ilaceve në Kanada.

Sipas rishikimeve të Health Canada, vaksina Pfizer është më e përparuara. Bazuar në atë që thotë Supriya Sharma, këshilltare e lartë në Health Canada, është vështirë të paraqiten data se kur do të fillojë vaksinimi në Kanada.

Kanadaja, sikurse Amerika dhe Britania e madhe, po shikon të njëjtat të dhëna dhe e ka të ngjashëm sistemin e autorizimit të vaksinës sikurse këto të dyja.

Zërat së fundi janë shumë optimistë se vaksina do të jetë e autorizuar në mes të dhjetorit. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë