Për dallim nga dje, sot një numër i madh i banorëve të Rajonit të Mitrovicës kanë shkuar për të kryer testin për COVID.
Ata kanë vërshuar rrugën e Spitalit të Përgjithshëm në këtë qytet, shkruan “Jepi zë”.
Disa fotografi nga vendi ku bëhen testimet, shihen automjete të shumta, të cilat kanë shkaktuar kaos në komunikacion. E gjithë kjo, si duket ka një arsye.
Kuvendi Komunal i Mitrovicës, ka vendosur dje që të gjithë qytetarët që kanë qenë të infektuar me COVID, por edhe ata që do të mund të rezultojnë pozitiv në ditët në vijim, do të ndihmohen me nga 50 euro.
Ndryshe numri i qytetarëve të Mitrovicës të infektuar me Covid deri dje është 1502 persona, ndërsa të vdekur nga ky virus janë 51 qytetarë. /familjajone