Dashamirët e emisionit “Familja jonë” nuk do të kenë mundësi të ndjekin gjëra të reja këtë të shtunë dhe të diel.
Kjo pasi autorja e emisionit, Saranda Bujupi- Rama, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Lajmin e bëri të ditur vetë ajo, përmes një postimi në Facebook, me c’rast u bëri apel publikut që t’i respektojmë masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
“2 javët e fundit kam pasur disa simptoma të lehta të cilat fillimisht i injorova, duke i ngatërruar me ndonjë ftohje ose grip sezonal, derisa ato ishin më të padurueshme edhe shkova bëra testin ku edhe rezultova pozitiv.
Gjatë krejt këtyre muajve as s’i kam përqafu, e as dorën nuk i kam prek prindërve, edhe pse kam pas shumë mall.
Shyqyr ata rezultuan NEGATIVË. Pavarësisht që unë me vonesë e kuptova që jam me COVID-19, prapë se prapë ata nuk i kam infektuar.
Ishalla i runë Zoti krejt prindërit e familjarët tanë.
Kujdes, respektoni distancën se shumë ka rëndësi kjo.
Për miqtë e emisionit “Familja Jonë” këtë fundjavë do të përsëriten emisionet, sepse unë kam qenë në vetizolim, por takohemi javën tjetër bashkë.
Ju do SARA
SHNET’ ”, shkroi ajo në Facebook.
Pjesa tjetër e stafit të “Familja jonë” kanë rezultuar negativë në testin e bërë për COVID-19, për shkak të respektimit të masave.
Këtë javë në Kanal 10, të shtunën dhe të dielën, do të transmetohen reprizë emisionet për “Mini-implantet dentare” me Visar Drishajn dhe e diela me Enver Petrovcin, në terminin e njëjtë. /familjajone