Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se numri i të infektuarve me COVID-19 në Gjilan ka rënë paksa, por u bëri apel qytetarëve që t’u përmbahen rekomandimeve nga profesionistët shëndetësorë.
Ai theksoi se komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë po angazhohet cdo ditë në vlerësimin ditor dhe parandalimin e pandemisë.
“Këtë javë kemi numër më të vogël të të infektuarve dhe numër më të madh të të shëruarve, por nuk do të thotë që është ul rreziku i infeksionit. Apeloj qytetarët që të vazhdojnë t’i bartin maskat në rrugë dhe në ambiente publike, ta mbajnë distancën dhe higjienën personale”, ka thënë Haziri, në konferencën për media të së premtes.
Në Gjilan, që prej fillimit të pandemisë, 2 mijë e 497 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, kurse 2 mijë e 16 prej tyre janë shëruar. Aktualisht janë 409 raste aktive dhe 72 persona të vdekur