Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Zemaj takohet me Ambasadorin e Austrisë, flasin për situatën me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është takuar me Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, me të cilin ka diskutuar  për situatën epidemiologjike në vend.

‘Gjatë takimit të sotëm me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Christoph Weidinger , këmbyem informatat nga të dyja shtetet sa i përket situatës epidemiologjike, me theks të posaçëm përkushtimin e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë për menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Austria është shtet mik i Kosovës që në çdo kohë dhe sfidë është gjendur pranë nesh, sikurse edhe tash në kohë të pandemisë, me ndihmë e përkrahje të pa rezervë.

Mirëpresim bashkëpunimin dhe partneritetin e mëtejmë të Austrisë dhe të ambasadorit, z. Ëeidinger

Kosova dhe populli i saj janë të bekuar me gatishmërinë që kanë popujt dhe shtetet mike për të na ndihmuar në këtë kohë të vështirë’, shkruan Zemaj në Facebook.

Youtube

Arkiva

Kategoritë