Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Komuna e Mitrovicës ndihmon qytetarët e infektuar me koronavirus me nga 50 euro

Komuna e Mitrovicës ka marrë vendim që t’i ndihmojë qytetarët e infektuar me koronavirus me nga 50 euro.

Vendimi është marrë sot në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur Donjet Bislimi nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Sot në seancën e rregullt të Kuvendit Komunal, me propozimin tonë dhe përkrahje nga të gjitha partitë vendosem që edhe ne si Kuvend të obligojmë Komunën që të ndaj 50 euro për çdo të infektuar me COVID19 në Mitrovicë,Vendimi hyri në fuqi menjëherë nga momenti i votimit”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Po ashtu para disa dite, Komuna e Prishtinës ka vendosur që t’i ndihmojë qytetarët e prekur me koronavirus, personat nën moshën 65 vjeçare do të marrin nga 50 euro kurse pensionistët nga 100. /Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë