Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Disa ushqime të dëmshme për trurin tonë

Padyshim se shëndeti i trurit tonë luan një rol thelbësor në funksionimin normal të organizmit në tërësi.

Kur jemi te ruajtja e shëndetit të trurit, nuk diskutohet se një rol të madh që truri ynë të mos jetë i dëmtuar e luajnë edhe ushqimet që hamë.

Janë tre prej ushqimeve që ndikojnë në plakjen e parakohshme të trurit tonë dhe rrjedhimisht në shkaktimin e ndonjë sëmundje që buron pikërisht nga ai.

Sheqeri i rafinuar

Sheqeri i rafinuar kryeson listën e ushqimeve më të dëmshme për trurin tonë, prandaj kufizimi i përdorimit të tij, mund të na ndihmojë të ndihemi më mirë.

Sheqeri i rafinuar mund të gjendet në pije të gazuara, karamele, lëngje etj.

Karbohidratet e rafinuara

Edhe karbohidratet mund të kenë efekt negativ në trurin tonë. Karbohidratet gjenden në miellin e bardhë të përpunuar.

Mungesa e fibrave që kanë karbohidratet ndikon në rritjen e sasisë së sheqerit në gjak. Sipas studimeve, kur kjo sasi e sheqerit rritet në mënyrë të konsiderueshme, mund të na cojë drejt humbjes së kujtesës.

Gjatë konsumimit të shpeshtë të këtyre ushqimeve mund të pësojmë infeksion të hipokampusit, i cili lidhet drejtpërdrejt me kujtesën.

Sigurisht, për moshat e shtyera konsumimi i karbohidrateve të rafinuara në mënyrë të pakontrolluar bëhet edhe më problematik, pasi mund të cojë deri te cmendja.

Alkooli

Nuk ka ende asnjë dëshmi që alkooli ndikon drejtpërdrejt në sëmundjen e trurit, sidoqoftë janë disa rreziqe që mund të vijnë nga konsumimi i tepërt i tij.

Sipas studimeve, alkooli ndikon në prishjen e neurotransmetuesve, kimikate që truri i përdorë për të komunikuar.

Gjithashtu gjetjet kanë treguar se alkooli mund të ndikojnë në zvogëlimin e vëllimit të trurit dhe shkaktimin e sëmundjeve mendore si Alzhemieri. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë