Ambasada e Hungarisë në Kosovë i ka dhuruar shtetit tonë rroba dhe maska mbrojtëse për t’u mbrojtur ndaj COVID-19.
Donacionin e pranoi vetë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ku u shpreh mirënjohës ndaj ambasadorit hungarez, Jozsef Bencze, për këtë ndihmë të nevojshme në kohë pandemie.
“Kosova pranon ndihmat nga shteti mik në luftën kundër COVID-19. Sot ka arritur donacioni i radhës nga ambasadori i Hungarisë, z. Jozsef Bencze, maska dhe rroba mbrojtëse. Hungaria gjatë pandemisë ka sjell ndihma të vazhdueshme për Kosovën dhe jemi shumë falënderues.
Shtetet mike, janë vlera e Republikës së Kosovës, ndihma në kohë të vështirë, miqësia dhe besimi ndërshtetëror e forcojnë këtë vlerë!”, ka shkruar Zemaj. /familjajone