Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
“Pas shfaqjes së disa simptomave, jam testuar për COVID 19 dhe kam rezultuar pozitiv. Me shëndet jam mirë dhe nuk kam ndonjë komplikim”, ka thënë Abrashi, transmeton Klan Kosova.
“Ju lutem keni kujdes dhe përmbahuni masave kundër COVID 19. Të bashkuar do t’ia dalim”.