Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si të shtoni peshë?

Mbipesha është një problem që ballafaqohen miliona njerëz, por jo më pak e pranishme është edhe nënpesha.

Ka shumë persona që pavarësisht që hanë nuk mund të shtojnë peshë.

Si personat me mbipeshë ashtu edhe ata me nënpeshë, e kanë problem peshën e tyre trupore.

Ne përmes këtij artikulli do ua listojmë gjërat që personat me nënpeshë duhet t’i bëjnë në mënyrë që të vijnë në peshë të duhur.

Flini mirë – gjumi është shumë i rëndësishëm për shëndet. Tentoni që të flini përpara mesnatës dhe t’i bëni të paktën 8 orë gjumë.

Hani më shumë – shtoni ekstra djath e produkte me yndyrë. Hani më shumë pasta, pica, patate etj.

Përdorni pjata më të mëdha – kjo pasi truri i njeriut është tejet kompleks dhe ndonjëherë njeriu ha aq sa ka në pjatë.

Zgjedh proteinat e duhura – proteinat janë të domosdoshme për të fituar peshë. Ushqimet që ju duhet t’i konsumoni me patjetër janë: djathi, peshku, bademat, vezët etj. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë