Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Komuna e Mamushës demanton IKSHPK-në: Sot nuk kemi asnjë të vdekur

Komuna e Mamushës ka reaguar pas publikimit të të dhënave të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, ku raportohet se një 31 vjeçar nga kjo komunë është në mesin e 11 viktimave.

Sipas Drejtorit të Shëndetësisë së kësaj komune, Rujdi Mazrek,  e ka demantuar këtë gjë.

Sot me datë 18.11.2020 Ministria e Shëndetësisë-IKSHP gjatë raportimit të numrit të rasteve ditore dhe vdekjet nga COVID-19 ka njoftuar se ka vdekur një i ri  31 vjeçar nga Komuna e Mamushës! Me këtë ne ju demantojmë për këtë lajm pasi që sot në Komunën e Mamushës nuk ka asnjë vdekje  natyrale ashtu edhe asnjë vdekje nga COVID-19”, thuhet në kumtesë.

“Rasti në fjalë është se, dje ka qenë një rast ku fatkeqësisht ka humbur jetën një 72 vjeçare.”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë