Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Bill Gates shpreson që vaksinat kundër COVID-19 të shpërndahen në tërë botën

Themeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates, shpreson që vaksinat e testuara, Pfizer dhe Moderna, të shpërndahen sa më shpejt në tërë botën.

Efikasiteti i madh i dy vaksinave në fjalë, sipas Gates, u ka hapur rrugë edhe prodhimit të vaksinave të tjera të cilat mund të kenë po ashtu sukses të madh në mposhtjen e virusit.

“Duke marrë parasysh lajmet e mira që na vijnë nga Pfizer dhe Moderna, mendoj që është e mundur që vaksinat nga AstraZeneka, Novax dhe Johnson and Johnson të tregojnë një efikasitet të ngjashëm”, tha Gates në një samit që zhvillohej online.

Krijimi i vaksinave dhe efikasiteti i këtyre të fundit gjatë testimit ka bërë që shumë njerëz të jenë optimistë në lidhje me përfundimin e koronavirusit. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë