Të shtunën në emisionin “Familja jonë” do të flasim për shëndetin oral përfshirë këtu mini implantet dhe protezat.
I ftuar në studio për të folur për ketë temë është Ass.Dr.Sc Visar Disha, Specialist i Protetikës Stomatologjike.
Cilat janë mundësitë e trajtimit të pacientëve që kanë humbur dhëmbët? Kush mund të jetë pacient për vendosjen e mini implanteve dentare? Sa zgjatë procedura e vendosjes së mini-implanteve dentare? Cilat janë dobitë e vendosjes së mini-implanteve dentare?
Patjetër që as këtë herë nuk do të na mungojnë rubrikat tona të rregullta,“Erida & Blini me Mamin” dhe këndi i kuzhinës.
Të gjitha këto gjëra e edhe më shumë, do mund t’i mësoni të shtunën në ora 17:00 në Kanal 10.