Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ushtarët italianë të KFORI-it përkrahin qendrat e mjekësisë familjare

Qendrat e mjekësisë familjare në Kacanik dhe Han të Elezit pranuan pajisje mjekësore nga ushtarët italianë të KFOR-it.

E gjithë kjo iniciativë u ndërmor nga Ministria e Mbrojtjes së Italisë, me synim të përmirësimit të kushteve dhe rritjes së kapacitetit pranues të pacientëve për këto dy qendra mjekësore familjare.

Përvec kësaj, ushtarët italianë të KFOR-it gjithashtu rehabilituan edhe gjeneratorin e oksigjenit javën e kaluar në Prizren.

Që nga fillimi i pandemisë, NATO ka furnizuar shumë qendra mjekësore në Kosovë me pajisje mbrojtëse, duke e lehtësuar kështu sadopak përballjen me virusin. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë