Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Zemaj: Nuk e mendojmë mbylljen e tërësishme të vendit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se nuk e mendojnë mbylljen e tërësishme të vendit, për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus.

Zemaj ka pohuar se nuk guxojnë të ndalin jetën me mbyllje.

“Prioriteti im është që virusit t’ia bëjmë të pamundshme ekzistencën në vendin tonë. Qeveria Hoti nuk qeverisë me logjikën e përjashtimit dhe asnjëherë nuk e mendojmë mbylljen e tërësishme si më parë. Nuk guxojmë te ndalim jetën me mbyllje, jo biznese të mbyllura por të hapur me zbatim rigoroz të masave”, ka thënë ai transmeton Telegrafi.

Zemaj tutje ka thënë se ashpërsimi i masave do të bëhet sa herë që e kërkon situata.

“Menaxhimi i pandemisë me qytetarët e mbyllur është shumë i lehtë, me pak raste dhe me shumë efektivitet formal, por nuk mund të kthehemi në pikën zero. Do të jemi të hapur me zbatim të masave. Tash është koha e duhur për zbatimin e masave, ashpërsimi i tyre do të ndërmerret sa herë që kërkon situata. Shtimi i testeve shton edhe numrin e rasteve pozitive. Ne do t’i shtojnë testimet dhe sikurse në gjithë botën shumë teste prodhojnë shumë raste pozitive”, ka thënë ai në fjalimin e tij në Kuvend, ku është duke u diskutuar për gjendjen pandemike.

Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 690 raste të reja me koronavirus, ndërsa numri i viktimave ka arritur në 849.

Youtube

Arkiva

Kategoritë