Vitamina D ka lëvizur një hap më afër për t’u përdorur si një mënyrë e mundshme për të parandaluar dhe trajtuar koronavirusin pasi Matt Hancock u kërkoi këshilltarëve shëndetësorë qeveritarë të hartonin udhëzime të reja për përdorimin e saj.
Sekretari i Shëndetësisë i kërkoi, ‘Institutit Kombëtar mbi Shëndetin’ dhe ‘Shëndetit Publik Angli’ për të krijuar udhëzime për përdorimin e lëndës ushqyese “vitaminës së diellit’ për më shumë se 2 milion njerëz potencial të prekshëm dhe të moshuar, duke ndjekur shembullin e Skocisë shkruan The Guardian, përcjell Gazeta Shneta.
Masa vjen pasi qeveria filloi të konsideronte dhënien e suplementeve të vitaminës D për të moshuarit dhe si masë preventive pasi Britania e Madhe hyn në dimër.
Ekziston shqetësimi në rritje se shumë njerëz mund të kenë nivele më të dobëta të vitaminës D se zakonisht si rezultat i qëndrimit në shtëpi për periudha më të gjata gjatë pandemisë.
Efekti i vitaminës D në sistemin imunitar është debatuar prej kohësh midis ekspertëve.
Një numër studimesh kanë sugjeruar që nivelet e ulëta të vitaminës D shoqërohen me një rrezik më të lartë të vdekjes nga koronavirusi, dhe disa besojnë se nivele të mjaftueshme të tij mund të zvogëlojnë dëmtimin e indeve nga infeksionet e mushkërive.