Përderisa jemi në një valë të re të pandemisë, studimet vënë në pah se numri i të vdekurve nga kjo sëmundje ka pësuar rënie graduale.
Gjasat e vdekjes nga koronavirusi kanë rënë në një të tretën e që nga prilli, vlerëson Universiteti i Uashingtonit për Matjen dhe Vlerësimin e Shëndetit.
Sipas agjencisë së lajmeve, Reuters, vdekjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë në përqindje. Nga 0.9 për qind e njerëzve që vdisnin nga COVID-19, tani rastet e fataliteteve janë 0.6 për qind.
Arsyje për këtë ulje të numrit të vdekjeve padyshim se janë edhe mënyrat efektive të trajtimit të tij. Për dallim nga momenti i shfaqjes së pandemisë, tani mjekët kanë më shumë informacione rreth këtij virusi dhe dinë ta trajtojnë atë më mirë.
Sigurisht që njerëzit e moshuar janë ende të rrezikuar nga COVID-19, prandaj njerëzit asimptomatikë duhet të kenë kujdes që të mos e shpërndajnë atë në shoqëri, pasi zinxhiri i shpërndarjes mund të arrijë deri te të moshuarit./familjajone