Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Studimet: Të rinjtë e ruajnë më pak distancën sociale si masë për parandalimin e koronavirusit

Ekpertët kanë gjetur veprimet elementare që duhet të ndërmarrim ne që ta parandalojmë shpërndarjen e koronavirusit. Njëra nga këto veprime është edhe mbajtja e distancës sociale.

Sipas një artikulli të publikuar nga Healthline, del që të rinjtë rreth moshave 18-29 vjeç janë më pak të prirur ta mbajnë distancën sociale.

Ndonëse kjo kategori nuk është shumë e rrezikuar nga sëmundja e COVID-19, personat në këtë moshë mund të jenë shpërndarës të virusit te të tjerët.

Ne gjithashtu dimë nga studimet e mëparshme se të rinjtë rreth të 20-ave mund të jenë transmetues të virusit te personat e tjerë. Ulja e shkallës së infeksionit në mes të personave 20-30 vjeç është thelbësore për të fituar kontrollin ndaj virusit”, tha Robert Glatter, një mjek urgjence në New York, për Healthline.

Megjitëse anketimi i bërë nga CDC për masat që ndërmarrin të rinjtë për mbrojtjen ndaj koronavirusit tregoi përqindje të lartë të atyre që mbajnë maska, distancimi shoqëror si veprim parandalues filloi të binte gradualisht te këto gjenerata, ashtu që aplikohej shumë pak nga ta. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë