Janë arrestuar dy persona në Fushë Kosovë pasi të njëjtin iu janë kanosur me armë një personi të tretë.
Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur të enjtën në orën 18:30, transmeton Telegrafi.
Njësitë relevante policore kanë reaguar menjëherë ndaj këtij akti, duke i konfiskuar dy armë dhe gjashtë fishekë.
“Janë arrestuar dy të dyshuar m/k, pasi që të njëjtit kanë kanosur me armë zjarri viktimën m/k dhe më pas kanë ikur me veturën e tyre me targa vendore. Njësitë relevante policore iu kanë përgjigjur rastit ku kanë konfiskuar një revole dhe 6 fishekë të kalibrit 7.65 mm. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të tij të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport. /familjajone