Gjatë 24 orëve të fundit 596 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus ndërkaq 136 të tjerë janë shëruar.
Shifrat e larta të rasteve me koronavirus gjatë ditëve të fundit, ka bërë që natyrisht të rritet numri i rasteve aktive me këtë virus.
Që nga 13 marsi kur zyrtarisht u identifikuan rastet e para me COVID-19 në Kosovë, asnjëherë nuk ka pasur më shumë raste aktive se sa këto ditë.
Deri tani janë gjithsej 8 mijë e 253 persona që aktualisht janë të konfirmuar me koronavirus.