Ne të gjithë ndihemi të bllokuar në një moment apo në një tjetër – në një marrëdhënie të keqe, në një punë të gabuar, në biznes, ose përgjithësisht në jetë. Cilado që të jetë situata, bllokimi nuk na bën të ndiheni mirë me veten.
Ne mund ta humbim veten nëse nuk ndihemi mirë me veten, por ne kemi në dorë të bëjmë gjithnjë zgjedhje. Ne kemi zgjedhjen t’i ndryshojmë gjërat dhe të bëjmë diçka me gjithçka që nuk shkon siç duhet.
Më poshtë janë disa mendime që mund t’ju ndihmojnë kur ndieni se jeni të bllokuar në jetën tuaj…
1.KUR JENI TË BLLOKUAR NË MENDIMIN TUAJ
Shikojeni si një shenjë se ka ardhur koha të bëni ndryshime të rëndësishme. Rritja dhe ndryshimi mund të jenë të dhimbshme, por nuk ka asgjë më të dhimbshme se të qëndroni të bllokuar.
2.KUR JENI TË BLLOKUAR NË AFTËSITË TUAJA
Nuk është asnjëherë vonë për të përditësuar dhe për të përmirësuar njohuritë dhe aftësitë tuaja. Investoni te vetja dhe shikoni për mundësi për zhvillimin, personal dhe profesional. Bëni gjithçka që mundeni për të mësuar, për t’u rritur: ka gjithnjë diçka të re që mund të mësoni.
3.KUR JENI TË BLLOKUAR NË MENDIMIN SE GJËRAT DUHET TË ISHIN MË TË THJESHTA
Ne të gjithë do të donim që jeta, suksesi dhe marrëdhëniet e mira të jenë më të thjeshta – edhe pse ne e dimë që nuk ndodh kurrë kështu. Në vend që të pyesin se pse gjërat ndodhin me kaq shumë vështirësi – përqendrohuni tek mësimet që ju mund të mësoni përgjatë rrugës suaj. Asgjë në jetë nuk vjen duke mos luftuar, dhe do të fitoni më shumë mençuri gjatë vështirësive se sa në gjërat e lehta.
4.KUR JENI TË BLLOKUAR NË VEPRIMET TUAJA
Sipas përkufizimit, veprimi është lëvizje dhe të qenët i bllokuar është mungesa e lëvizjes, pra është më e saktë të thoni që jeni të bllokuar në veprim. Zvarritja dhe pasiviteti nuk janë kurrë gjëra të mira. Çohuni dhe bëni diçka – edhe veprimet më të vogla mund t’ju çojnë drejt progresit.
5.KUR JENI TË BLLOKUAR JASHTË ZONËS SUAJ TË KOMFORTIT
Kur ndieni se po dilni jashtë zonës suaj të komfortit ju mund të fitoni më shumë nëse mësoni të qëndroni në kufi ndërmjet zonës suaj të komfortit dhe jashtë saj, deri sa ju ta lini pas krahëve atë që po kaloni. Jini të duruar me veten dhe kujtoni se pas çdo dështimi qëndron një mësim dhe çdo gabim është një moment mësimi.
6.KUR NDIHENI TË BLLOKUAR DUKE U MBËSHTETUR PËR SUKSESIN TEK TË TJERËT
Ndalni pak. Ne mbështetemi tek të tjerët për shumë gjëra, por të mbështetemi tek të tjerët për të pasur sukses është humbje kohe. I vetmi njeri që mund t’ju bëjë të suksesshëm është vetja. Edhe kur përfitojmë nga vullneti i mirë i të tjerëve – veprimi – dhe arritja – duhet të fillojë nga ju.
7.KUR JENI TË BLLOKUAR DUKE BËRË JUSTIFIKIME
Justifikimet nuk ndryshojnë asgjë. Kur jeni të aftë të bëni justifikime, është e vështirë të dalloheni në diçka tjetër. 90 për qind e mossukseseve vjen nga njerëzit që kanë zakonin të bëjnë justifikime. Nuk ka më justifikime – është momenti të bëni ndryshime, kështu që duhet t’i kujtoni vetes se sa të aftë jeni.
8. KUR JENI TË BLLOKUAR TE FRIKA
Frika mund të jetë diçka e mirë kur ju mban vigjilent, për shembull kur ecni në një rrugicë gjatë natës apo ju shtyn të kontrolloni nëse i keni mbyllur dyert para se të flini. Por mund të jetë shkatërruese kur qëndron mes jush dhe objektivave tuaja. Frika mund t’i mposhtë njerëzit më shumë se çdo gjë tjetër. Mos lejoni t’ju pengojë në atë që doni dhe ta përdorni si justifikim për të arritur diku.
9.KUR JENI TË BLLOKUAR NË ATË QË TË TJERËT MENDOJNË PËR JU
Ju nuk jeni përgjegjës për atë që dikush tjetër thotë ose si ndihen mbi zgjedhjet tuaja. Nëse e gjeni veten vazhdimisht duke u përpjekur t’u tregoni të tjerëve vlerat tuaja, ju jeni duke e humbur betejën. Suksesi nuk qëndron në atë që të tjerët mendojnë për ju; ai është brenda nesh, në atë që mendoni për veten. Gjeni veten, krijoni një jetë tuajën dhe bëni gjithçka që është e mundur për të jetuar atë plotësisht.
10.KUR JENI TË BLLOKUAR TEK E KALUARA
Sot është e pamundur të kesh një ditë të bukur nëse mendoni ende dhe shqetësoheni për të djeshmen. Gjithçka që jeni ndeshur dhe keni përjetuar në të kaluarën, nuk ka rëndësi. Zgjedhja nëse doni të qëndroni të bllokuar apo të ecni përpara është juaja. Bllokimi mund t’ju ndalojë të veproni dhe t’ju paralizojë që të ecni përpara. Ju duhet ta ndryshoni këtë gjë duke bërë hapa të vogla drejt asaj që doni të arrini./Familjajonë/