Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka takuar ushtruesën e detyrës së presidencës, Vjosa Osmanin.
Përmes një shkrimi në Facebook, Zemaj u shpreh se me Osmanin diskutuan në lidhje me pandeminë dhe luftimin e saj.
“Në takim me znj. Vjosa Osmanin, U.D. e Presidentes, ishte rast të diskutojmë për gjendjen e pandemisë në vendin tonë, sfidat dhe përkushtimin institucional për luftimin e virusit Covid 19.
Disiplina e qytetarëve, respektimi i masave, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe të pushtetit qendror e lokal, përkushtimi i tri niveleve të përkujdesjes shëndetësore dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar, janë çelësi i fitores ndaj virusit.
Ndërkaq U.d. Presidentja znj. Osmani ka thënë se është i domosdoshëm koordinimi me Ministrinë e Shëndetësisë në kohën e emergjencës shëndetësore, duke rritur kujdesin dhe respektuar maksimalisht masat mbrojtëse ndaj Covid-19.
Vendimet tona do të jenë në përputhje me situatën, luftimin e virusit dhe ngushtimin maksimal të hapësirës për virusin”, shkroi ai në Facebook.